Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi është përplasur me deputetin Kujtim Gjuzi, pasi ky i fundit i tha se në atë detyrë është deri më 25 prill.
Në kundërpërgjigje, Ruçi i tha se është deri me 8 shtator, jo me 25 prill dhe i kërkoi të tërheqë mbrapsht atë që tha.
Debati i tyre është shoqëruar edhe me tone të larta ndaj njëri tjetrit.
Gjuzi: 5 milion lekë shkon kurimi anti-COVID jashtë spitalit, Brenda spitalit e dini vetë. Zgjedhje, zgjedhje, zgjedhje mandati i tretë, mandati i mandati i tretë. Si do i merrni mandatet? Duke mos bërë asgjë? Deri në datën 25 Prill je kryetar ti.
Ruçi: Merre mbrapsht se nuk më takon mua kjo. The që jam kryetar deri në datën 25. Deri në datën 8 Shtator jam. Do të paguajmë edhe ty deri në datën 8. Ty të paguajnë ata. Nuk kam ndërmend të ngatërrohem se ruaj pastërtinë time.
Gjuzi: Do ta shikosh ku do përfundosh, ja këtu do të jesh, këtu.
Ruçi: Po more po! Akti normativ numër 4 Kujtim, për buxhetin e vitit, pa votën e kujtimit pro 83, kundër me votën e Kujtimit, 13 abstenim 3, miratohet
Më tej Ruçi vijon të ironizojë Kujtim Gjuzin duke i përmendur votën kundër.