Plas debati për situatën në PD/ Frrok Çupi braktis studion pas përplasjes me demokratin/ Çfarë dreq njerëzish jeni…

0
572
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një debat mes të ftuarve në “ABC Live”, ka detyruar analistin Frrok Çupi, të ndërpresë në mes intervistën me Skype. Gjatë një përplasje me demokratin mbështetës të Berishës, ai është ngritur nga tavolina duke fikur lidhjen Skype. Gjatë  diskutimit, Hoxha shprehet se PD duhet të largojë pengun e Edi Ramës që ka për kryetar, ndërsa Çupi deklaroi se ai nuk mund të marrë përsipër të flasë në emër të popullit shqiptar.

Pjesë nga debati

Frrok Çupi: Jam i sigurt që do të hapen dritaret e tjera. Jemi gati për të pritur se çfarë do të ndodhë.

Lisandër Hoxha: Ju i bëtë gjyqin. Le të hapet çdo dosje. Kjo nuk e pengon PD për të larguar pengun e Edi Ramës që ka sot kryetar dhe t’u kthehet të rinjve dhe të rejave.

Frrok Çupi: Si merrni përsipër për të folur në emër të popullit shqiptar. Çfarë dreq njerëzish jeni.

Unë flas për PD, jo për popullin shqiptar

Frrok Çupi: Si mund të flisni në emër të popullit, a jeni në vete. Populli shqiptar e neverit Sali Berishën dhe juve të gjithëve që mbroni Sali Berishën. Do ta shikojë liderin tuaj prapa hekurave.

Frrok Çupi: Kjo është fantazia juaj, unë jam dakord.

Zjarr Tv Ad