Plas keq debati mes Murrizit dhe Mërtirit/ Deputeti nuk ia përton…

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti Myslim Murrizi, është përplasur ashpër mbrëmjen e sotme me analistin Ergys Mërtiri, gjatë një debati politik në emisionin Open. Teksa po flisnin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe manovrat politike të mazhorancës, për mbylljen e listave të hapura, debati kaloi në nivel personal, ku analisti i kundërvihet deputetit Murrizi duke i thënë se me batutat e tij 2 lekëshe, mund të rrejë vetëm katunarët e Myzeqesë.

Pjesë nga debati:

Mërtiri: Me këto batutat 2 lekëshe, ik rrej ata katunarët e Myzeqesë. Murrizi: Je me mijëra vite dritë larg myzeqarëve

Mërtiri: Myslim bëj me të tjerët këto muhbete, se s’të shkojnë fare. Murrizi: Ore i bëj me ty unë.

Mërtiri: Po bëj çfarë të duash. Murrizi: Po unë po të dëgjoj për respekt, s’më njeh ky mua, po dhe unë s’të njoh hiç.

Mërtiri: Të ndalosh në gjëra personale, kur unë shpreh një argumet është dobësi. Murrizi: Po çfarë po të thashë personale unë.

Zjarr Tv Ad