Seanca parlamentare e ditës së sotme, nisi me debate mes demokratëve dhe kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, lidhur me vendimin e marrë nga Konferenca e Kryetarëve për të reduktuar kohën e qëndrimit në sallë, duke sjellë kështu një reduktim të kohës që deputetët kanë të drejtë të flasin. Demokratët akuzuan Nikollën se po përpiqej t’i mbyllte gojën opozitës, ndërsa kryetarja e Kuvendit tha se ky vendim nuk mund të diskutohej, sepse kompetenca ishte e konferencës së krytetarëve. Më tej, Nikolla tha se ky vendim ishte marrë për të bërë të mundur kufizimin e mundësive për të përhapur infeksionin. Ndërsa Deputeti Gazment Bardhi, e kundërshtoi me argumentin se në stadium, kishin qenë mbi 20 mijë tifozë dhe atje nuk kishte qenë ky lloj rreziku.
Kryetari i Grupi Parlamentar të PD, Alfred Lushaj: Rregullorja e Kuvendit ka përcaktuar të drjtën e deputetit përtë folur 10 minuta dhe i vetmi rast kur rregullorja e ka përcaktuar ndryshe është në rastin ku ka debate për tema të caktuara. Pika 8 parashikon që vetëm kur çmohet për një çështje konkrete mund të përcaktohet koha e deptuetit. Kjo është nëj seancë normale dhe kështu cdo deputet duhet të ketë kohë 10 minuta. ER kuptoj që ju nuk doni të na lisni të flasim. Por e ka rregullorja dhe ju ftoj ta shfuqizoni.
Nikolla: Është një vendimmarrje në tagër të konferencës së kryetarëve dhe ne kemi tagër vetëm të njoftojmë këtë vendim jo ta diskutojmë.
Bardhi: Nuk është në kompetencë të konferencës parlamentare, por e vetë Kuvendit për të përcaktuar një rregullore që rregullon bashkëjetesën tonë këtu. Ju e nisni seancën, duke thënë se nuk diskutoni vendimin e marrë nga Balla. Koha e përcaktuar vendoset vetëm kur ka një çështje konkrete. Nuk ka ndodhur kurrë në 30 vite parlament ku u thuhet se do flasin gjithsej 100 minuta, ndërkohë që rregullorja na njeh të drejtën të flasim 680 minuta. Ju duhet të mblidhni konferencën e kryetarëve, për ta ndryshuar këtë vendim. Kush është arsyeja që e keni marrë këtë vendim në shkelje të nenit 48 të rregullores.
Nikolla: Jemi në kohë pandemie dhe prandaj duhet të ketë një orar të tillë.
Bardhi: Kush ju ka thënë juve se këtu përhapet infeksioni, ndërsa në stasdium nuk u përhapka.