Plas keq në studio, Sekretari i Partisë Komuniste i del në krah Bujar Çelës, shpërthen Alibeaj: Do e mbyllësh gojën tani …

0
108
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një debat i fortë ka plasur mes deputetit demokrat Enkelejd Alibeaj dhe sekretarit të Partisë Komuniste në Shkodër, Gjon Bruci.

Ky i fundit i doli në krah deputetit Bujar Çela, i cili një ditë më parë uroi festën e Pavarësisë me foton e Enver Hoxhës.

Mirëpo teksa fliste në Open, deputeti Enkelejd Alibeaj ka shpërthyer kundër tij, madje duke i kërkuar të mbyllë gojën.

Debati

Gjon Bruci: Mbi 70% sot kërkojnë kohën e Enver Hoxhës dhe Bujar Cela vjen nga baza ndaj ka këto mendime. Alibeja ka 30 vjet bashkë me Milon i kanë pas zyrat dhe mund të hapnin dosjet e thonit që Bruci ka dënuar këtë dhe këtë. Ne qeshim me njeri-tjetrin. Cela thotë një të vërtetë të thjeshtë që nëse ka një person që gjyshi pao gjyshja ka drejtuar luftën le të vijë këtu. A e kuptoni që në Shkodër nuk festohet 29 Nëntori, Këtu bëhet fjalë për të zhdukur luftën. Alibeja e di shumë se nipi i kujt është.

Alibeaj: E kupton sesa ke keq është shoqëria shqiptare që u jep hapësirë fantazamave të tilla. Kjo shoqëroi ka 30 vite që nuk ka bërë asnjë akt pendese për aktet që ka bërë. E kuptoni sesa fatkeqë jemi, do e mbyllësh gojën ti tani se të dëgjova. Keqardhje për brezat që po rriten tani me këtë frymë. 30 vite tranzicion i stërzgjatur, nuk e dimë sesa ka të internuar. Ne si shoqëri duhet ta kalojmë këtë të gjithë. Ne kmei frikë që të hapim dosjet. PS sa ka ardhur ka shfrytëzuar ligjin.

Zjarr Tv Ad