Plas keq sherri/ Arjan Konomi e quajti ‘pseudo-opinioniste’, reagon shumë ashpër Zhaklin Lekatari: Ai do të…

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...





Zhaklin Lekatari ka qenë këto javë pjesë e debateve online për shkak të rolit të saj si opinioniste në shtepinë e “Big Brother VIP”.





E ftuar në programin e Ermal Peçit në RTSH “Më prit në fundjavë” ajo tregoi se për shkak të impenjimit të saj ajo ka ndryshuar stilin e jëtëses, për të qënë më e sigurtë ndaj kërcënimeve.





“Ka ndryshuar gjithçka, kam mesazhe kërcënuese. Më kanë ndalur, shkulur pasqyrat e makinës. Tani jam shumë e kujdesshme për çdo lëvizje”, tha Zhaklina.





Mesazhet e Zhakut kanë ndarë opinionin pro dhe kundër, madje edhe figura si Arjan Konomi kanë kritikuar qëndrimet e saj.





Konomi pak ditë më parë shkruante: “15 vite më parë. Opinionisti zgjidhej në bazë të një përvojë profesionale në media dhe jo rastësisht. Po opinionistët që shohim sot ekraneve televizive nga vijnë? Çfarë kanë bërë në media? Cila është CV e tyre? Çfarë eksperience të mëparshme kanë?





Si mund të lihen programe me audiencë rekord në dorën e pseudo-opinionistëve anonimë? Impakti i madh publik kërkon tepër profesionalizëm…sa keq që ndodh e kundërta!!!”.





Përgjigja e Zhakut është: “Unë kam qenë prej kohësh gazetare. Nuk e kuptoj çlidhje ka diploma. Më habiti. Nuk di që ka shkollë për opinioniste, nësë ka do shkoj. Ndoshta këta që kritiktojnë do donin të ishin në vendin tim dhe kaq”.





Zjarr Tv Ad