Analisti Aleksandër Çipa u përplas sot në emisionin ‘Breaking’ me ish-deputetin e PD-së, Klevis Balliu, teksa po diskutonin për krizën brenda partisë.
Shkak i kësaj përplasje, u bë deklarata e Çipës se: Berisha me fushatën e tij të Foltores po fsheh çështjen kryesore atë të shpalljes si person non-grata nga SHBA dhe se po krijon një “sfid” me ambasadoren Yuri Kim, duke harruar që ky është vendimi zyrtar i SHBA-ve.
“I gjithë diskutimi dhe polemika mes palëve, duket se eklipson, palët dhe asaj që e solli deri këtu. Shkak ishte vendimi i zotit Basha që u dakordësua me vendimin e DASH. Po mirë do të ndodhë kjo gjë Berisha merr drejtimin e partisë, çfarë do të ndodhë me qëndrimin e zyrtar të PD? A do të riktheni Berishën në grupin Parlamentar?“, iu drejtua Çipa, Balliut.
Ish-deputeti la të nënkuptojë se po dhe pse në mënyrë jo direkte. Ai akuza e sekretarin amerikan të shtetit Anthony Blinken duke u shprehur se mashtron sa i takon shpalljes non-grata të Berishës, pasi nuk ka nxjerrë asnjë dokument si provë.
“Kjo parti që është ndërtuar për vlera pro amerikane, Berisha është lideri historik, e Basha është në këtë këto parti për këto vlera. Të më thuash se kemi një njeri të korruptuar, e mos të nxjerrësh një letër e një prove, e ke frikë se del emri i Delina Ficos. Nuk jam unë që të jap shpjegime Amerikës… kështu del se Blinken po mashtron.
Në atë kohë ka bërë një raport se në atë kohë ka bërë një raport për luftën kundër korrupsioni e ka vlerësuar Berishën, kur ishte në DASH. Sot si sekretar i Shtetit bën një gjë tjetër. Tani duhet të dalë dhe të sqarojë pozicionin. Mos bëj mua një raport antikorrupsion dhe del duke u përqafuar me Arben Ahmetajn, që është figura e korrupsionit në Shqipëri\tha Balliu