Plas keq sherri mes Iris Luarasit dhe Mark Markut: Ku e shikon? Tek celulari im, apo tek celulari jot? Çfarë thotë kjo o Fevzi?

0
248
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbrëmjen e djeshme, pati një debat të ashpër në emisionin “Opinion”, mes dy profesorëve të Gazetarisë, Iris Luarasit dhe Mark Markut, i cili në Zgjedhjet e 25 Prillit, fitoi mandatin e deputetit në Lezhë në radhët e PD-së. Teksa flisnin për shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Berisha, Luarasi tha se vendimet e DASH, nuk mund të vihen në diskutim. Ndryshe mendonin Mark Marku dhe Fahri Balliu, të cilët madje e pyetën Luarasin dhe shtuan: Ku e di ti, ke folur gjë me Blinken?

Pjesë nga debati:

Mark Marku: Pse kur ndërhyn SHBA-ja nuk quhet shkelje

Iris Luarasi: Ç’po thua more ku e shikon ndikimin ti

Mark Marku: Ja e shikoj në celular

Iris Luarasi: Tek celulari im, apo tek celulari jot, ku e shikon?

Mark Marku: E shikoj pra

Iris Luarasi: Ajo që tha zoti Berisha, që e ka filluar procesin për të si një personazh civil. Lexoje dhe përktheje mirë, në asnjë rresht aty nuk përmendet drejtësia. Blinken përfaqëson dikë, përfaqëson Departamentin Amerikan të Shtetit, nuk del aty sepse ka pirë një gotë verë me Berishën.

Fahri Balliu: Po ti ku e di ti, ke fol me Blinken ti?

Më duket çik si e ekzagjeruar të gjykojmë këto akte

Mark Marku: O pse nuk u gjykuakan, amerikanët na gjykojnë ne, çfarë thotë kjo o Fevzi.

Zjarr Tv Ad