Plas keq sherri mes Spartak Ngjelës dhe Zhejit, avokati shpërthen i revoltuar

0
1298
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një debat i ashpër po zhvillohet sot mes analistit Artur Zheji dhe avokat Spartak Ngjelës, në emisionin ‘Pikat mbi i’ për situatën më të fundit brenda PD-së.

Artur Zheji shprehet se nëse Basha jep dorëheqjen vjen në krye të PD-së Sali Berisha. Mirëpo kjo kundërshtohet nga avokat Ngjela. Sipas avokatit, Berisha është i shpallur ‘non-grata’ nga SHBA dhe nuk mund të kthehet më në krye të partisë.

Zgjedhjet e 6 marsit treguan se demokratët mbështesin më shumë Berishën. Ata që e përjashtuan mund të pranojë sërish Berishën, u shpreh Zheji.

Më dëgjo një gjë të fundit, e mbyll unë po nuk më dëgjove. Në qoftë se ikën Basha bëhen zgjedhje për kryetar partie, por kurrsesi nuk vjen Berisha në krye të PD-së. Nuk ka asnjë shans që të rikthehet Berisha në krye të partisë. Çfarë thua ore zotëri. Unë nuk jam pllakë gramafoni e Ramëa, ika në qoftë se nuk më dëgjon, u shpreh Ngjela i revoltuar.

Zjarr Tv Ad