Debate të ashpra janë zhvilluar sot në Komisionin e Ligjeve teksa ishte e pranishme ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj, për ndryshimet në buxhetin e 2022, që do të reflektojnë paketën sociale të miratuar nga qeveria për stabilizimin e rritjes së çmimeve.
Deputeti i opozitës Dashamir Sula aludoi se ministrja fle në vilën e një oliogarku, ndërkohë që kryetarja e Komisionit Klotilda Bushka, kërkoi që të ruhej etika në komunikim.
“Si mund të thuash që iu del 30 mijë lekëshi atyre njerëzve që jepni, a ka tallje më të madhe se kjo që ju bëni. Mirë moj zonja ministre e dini ju sa është një litër vaj, mielli, veza, normalisht që nuk e dini se ju nuk bëni ndonjëherë pazar.
Unë nuk fle në shtëpitë e oligarkëve, unë e di më mirë sa është çmimi i ushqimeve, sepse unë fle te shtëpia ime. Nuk po fyej asnjë njeri, ministrja më tha a i di unë çmimet, i them që di edhe ministra që flenë në shtëpitë e oligarkëve. Ma thuaj pra sa është çmimi i vajit, meqë unë nuk e di”, tha mes të tjerave Sula
“Ju lutem lërini këto shantazhe”, ndërhyri Bushka, ndërkohë që ministrja pa mikrofon i tha deputetit, se vetë ai nuk ishte në dijeni të çmimeve në treg.