PLAS në PD-në e Sarandës, Ina Zhupa përplaset me anëtarët e Kryesisë: Suksese në jetë po shkuat në takimin e Berishës

0
152
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fraksionet në PD kanë sjellë përplasje të forta dhe në bazë, ku deputetët janë pozicionuar qartë, duke tentuar që të ndikojnë edhe qëndrimet e të tjerëve brenda partisë. Rasti më i fundit ka ndodhur me deputeten Ina Zhupa, e cila duket se ka ushtruar njëfarë presioni mbi anëtarët e kryesisë së PD-së në Sarandë që të mos jenë pjesë e takimeve të ish-kryeministrit Sali Berisha.

E gjithë biseda është zhvilluar në një grup whatsup, ku Zhupa ka kërkuar që kryesia e PD të qëndrojë me Bashën dhe të mos jetë pjesë e foltores. Ajo i ka uruar ‘suksese në jetë’ të gjithë atyre që do të bëhen pjesë e takimit të Berishës, dhe ka kërkuar që në grup të mos bëhen më njoftime për takime të tilla.

Debati ka vijuar mes anëtarëve të kryesisë, ndërkohë që vetë Zhupa derimë tani nuk ka reaguar për këto sms që janë bërë publike nga syritv. Foltorja e Berishës në Sarandë pritet që të mbahet pasditen e kësaj të premteje, dhe vetë Zhupa duket se e ka të qartë se nuk do të jetë e pranishme, gjë që nuk mund të thuhet të paktën nga leximi i mesazheve për anëtarët e tjerë të kryesisë.

Debati i plotë mes tyre:

Ina Zhupa: Spiro, suksese ne jetë!

Spiro Vaso: Faleminderit deputete por suksese në jetë i themi dikujt që nuk i duam të mirën. Suksese në jetë do t’i themi Bashës në 11 dhjetor.

Ina Zhupa: Nuk janë në 11 dhjetor 2025 por në qershr zgjedhjet për kryetar, prapë je keqinformuar. Ke kohë deri atëherë të ndërrosh mendje prapë, se kur e ndërron për 3 muaj, imagjino për 4 vjet. Me këtë e mbyll! Edhe shpresoj që secili nga ju të ruajë integritetin e grupit të kryesisë dhe çdo gjë tjetër që s’ka lidhje me njoftime zyrtare dhe problematike qytetarësh t’i mbajë në komunikime private apo grupe qefjti. Gjithë të mirat!

Zjarr Tv Ad