Plas sërish/ Turqia paralajmëron Greqinë

0
2

Një njoftim i Turqisë për stërvitje me zjarr të vërtetë të marinës së saj në zonën mes ishujve grekë Rodos dhe Kastelorizo ka rritur sërish tensionet në Egjeun Lindor.

Stërvitja do të kryhet më 29 Shtator, ndaj përmes një NAVTEX-i të publikuar nga Qendra Hidrografike e Antaljas, Turqia njofton anijet që do të kalojnë në zonë që të bëjnë kujdes.

Nuk dihet përse Turqia mori këtë vendim të tillë pasi pati edhe ndërhyrje nga BE dhe NATO për të ulur tensionet mes tyre dhe Greqisë. Prej kohësh dy shtetet janë në tension për shkak të pasurive nëndetare në Egjeun Lindor.

Turqia pretendon se një ishull si Kastelorizo, 2 kilometra larg tokës së saj, s’mund të krijojë një Zonë Ekskluzive Ekonomike të madhe duke i burgosur ata në tokë.