Plas sherri në Komision/ Spaho: Flet kalamanllëqe. Shalsi reagon ashpër: Ja fytyra, nuk bie pre e injorancës…

0
84
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Debat në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave! Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho ka ndërprerë kryetarin e Komisionit Eduart Shalsi, kur ky i fundit po fliste në Kuvend.

Fakti që Spaho foli pa mikrofon e revoltoi Shalsin, i cili e konsideroi injorant deputetin e PD-së. Nga ana tjetër, deputeti Spaho tha se gjuha e socialistit është e papranueshme.

Pjesë nga debati:

Edmond Spaho: Kur të mbaroni, na thoni, ka rregullore këtu. Ka rregulla

Eduart Shalsi: Do ta ndërpres mbledhjes z.Spaho…zoti Leksaj e kam shumë të vështirë të menaxhoj emocionet

Edmond Spaho: Flet me një gjuhë të papranueshme këtu, ai duhet të jetë serioz jo të flasë kalamanllëqe

Eduart Shalsi: Ka kërkuar fjalën zoti Leskaj. Ja kush është fytyra, për të disatën herë flet pa mikrofon, asnjë respekt për kolegët tuaj. Nuk keni kuptuar sjelljen minimale për të qëndruar në komision, je i vemti njeri që flet pa mikrofon në këtë komision, pikëpamje të kundërta po, të flasësh pa procedurë, po lejohet gjithashtu, po jo pa mikrofon

Edmond Spaho: Nuk je padron ti këtu, vazhdon programin tënd

Eduart Shalsi: Nuk bie pre e një injorance, po ta them pra. Zoti Agalliu, janë thënë gjëra të llahtarshme në lidhje me këtë…do flasësh edhe ti pa mikrofon, do vazhdosh edhe ti? Mjafton njëri

(S’kuptohet kush flet nga Kuvendi): Po ne s’kemi asgjë personalisht

Eduart Shalsi: Po është e paimagjinueshme, a ka mundësi të mos flisni pa mikrofon, i dola në mbrojtje zonjës Zhupa, nuk ndaj të njëjtin opinion, por e mbrojta. U bënë dokumentet transparente.

Ç’më kërkoni mua, mos ia jep fjalën këtij, mos ia jep atij. Ka edhe kolegë të rinj në parlament që duan të dinë më shumë, zgjedhjen e keni ju nëse s’doni të dëgjoni, mos na bëni kështu skenash.

Zjarr Tv Ad