Plas xhelozia tek banorët, Luizi përveç këngës i bën dhuratë Kiarës edhe….

0
117
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Me rastin e festës së “Shën Valentinit”, Luizi kërkoi nga Vëllai i Madh që t’i bëjë një surprizë Kiarës. Gjatë këtyre ditëve ai shkroi një këngë për të, duke shpalosur dhe shprehur të gjitha ndjenjat që ka për Kiarën.

Kënga e Luizit, “Me ty” është e publikuar në kanalin e Top Channel, në Youtube. Luizi ia këndoi këngën Kiarës, ndërsa kjo e fundit u përlot nga emocionet.

Kiara i tha Luizit “Të dua” dhe ky i fundit i dhuroi asaj një byzylyk nga argjendari “Mi Luna”. Me rastin e festës së “Shën Valentinit”, Luizi kërkoi nga Vëllai i Madh që t’i bëjë një surprizë Kiarës.

Ai doli nga shtëpia e Big Brother dhe shkoi në një ambient pranë saj. Kiara u ftua në dhomën e rrëfimit dhe u pyet për ndjesitë e saj lidhur me surprizën që pret nga Luizi.

Kiara: Gjithçka ndryshoi në momentin e dasmës, kur unë e putha Luin. Unë e shoh Luizin me shumë vlera. Kam arritur të nxjerrë një anë të mirë të tij.

Shoh që edhe jashtë mund të jetë një baba shembullor. Sa më shumë rri këtu, aq më shumë më rriten ndjesitë. Duke ndenjur këtu 24 orë, imagjino jashtë sesa mund të zgjasë.

Zjarr Tv Ad