Platforma e Agron Shehajt, tregon katër ndryshimet madhore në PD: S’do pranojmë financime nga…

0
91
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike Agron Shehaj ka shpalosur katër pika, që sipas tij do të sjellin një reformë të thellë në këtë parti.

Shehaj, nëse vjen në krye të PD, planifikon ndryshimin e statutit duke i ndaluar mundësinë për rikandidim çdo kryetari që humbet zgjedhjet.

Në pikën e dytë, Shehaj thotë se kandidatët për postet politike si deputetë, kryetarë bashkie etj., do të zgjidhen përmes sistemit një anëtar-një votë.

Pika e tretë e platformës së Shehajt ka të bëjë me implementimin e sistemit elektronik për votimet nga anëtarësia.

Dhe pika e katërt, është bllokimi i financimeve për PD-në, nga sipërmarrës të mëdhenj, përfitues të fondeve publike apo të përfolur në afera.

“Partia Demokratike ka nevojë për reforma të thella. Ajo duhet të bëhet më e lirë, më meritokratike dhe më transparente ndaj publikut. Kështu do shpërblehen ata që e çojnë në fitore, kështu do mund të afrohen anëtarë të rinj dhe të aftë. Plaftorma që propozoj përmban këto 4 pika. #partiaqefito”, shkruan Shehaj.

Zjarr Tv Ad