‘Plazhi i lirë’ në Himarë dhe Durrës, 5 të proceduar

0
280
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Shtetit është ndalur sërish për kontroll në plazhin e Durrësit dhe të Himarës, për t’ju kthyer qytetarëve hapësirat e zaptuara. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në kuadër të operacionit “Plazh i lirë” për lirimin e plazheve publike u janë kthyer rreth 1000 m2 plazh publik në Himarë, i zaptuar në mënyrë të paligjshme si dhe janë sekuestruar rreth 200 kompleteve shezlongë e çadra. Ndërkohë janë proceduar 3 shtetas, pronarë të subjekteve për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pushtimi i tokës”.

Të njëjtat burime bënë me dije se në plazhin e Durrësit janë liruar rreth 1000 m2 plazh, ndërsa janë sekuestruar rreth 270 komplete shezlongë e çadra. Po ashtu ka nisur procedimi penal për 2 shtetas, pronarë të subjekteve. Në vijim të planin të posaçëm të masave “Për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore”, Policia e Himarës në bashkëpunim me Policinë e Sarandës pas kontrolleve të ushtruara në plazhin e quajtur “Krorës” në Shën Vasil, Himarë, ka konstatuar 3 subjekte tregtare, të cilat zhvillonin aktivitetet e tyre tregtare në mënyrë të paligjshme.

Policia ka sekuestruar rreth 200 komplete shezlongë dhe çadra, të cilat shfrytëzoheshin nga ana e secilit pa kasë fiskale dhe pa leje nga Bashkia Himarë. Në vijim të veprimeve procedurale, Policia ka proceduar penalisht 3 pronarët e këtyre subjekteve: A.L., N.V., dhe A.D. Operacioni ka vijuar edhe në Durrës, ku Policia në bashkëpunim me trask forcën e ngritur nga prefekti i qarkut në bashkëpunim me Policinë bashkiake në zonën e Katundit të Ri, në pjesën e plazhit, ka liruar rreth 1000 m2 plazh, i zaptuar në mënyrë të paligjshme nga dy pronarë subjektesh, si dhe ka sekuestruar rreth 270 komplete shezlogë e çadra. Në përfundim të veprimeve Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës , proceduan penalisht shtetasit D.D. e SH.P., për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Operacioni vijon.
Zjarr Tv Ad