Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Plazhi i Pasqyrave konsiderohet mes plazheve më të bukura në jug të vendit, por rruga për të shkuar atje nuk është e lehtë.
Infrastruktura e munguar bën që impakti i parë i pushuesve që shkojnë atje të mos jetë ai i famës që ka ky plazh.
Nga rruga kryesore duhet të bësh disa kilometra në këmbë për t’iu drejtuar plazhit, ose të marrësh parasysh dëmtimin e automjetit apo rrezikun e aksidenteve.
Turistët e synojnë për ujin e kristaltë dhe bukurinë e natyrës, por rruga bën që disa ta mendojnë rikthimin.
“E vërteta është se rruga është shumë e prishur dhe ka shumë pluhur. Është më shumë mundim të shkosh deri tek plazhi sesa të dalësh dhe ta shijosh. Unë nuk kthehem më në këtë plazh pa u rregulluar rruga”-thone pushuesit