‘Plehra ditën e natën’/ Boçi: Inceneratori helmues në remont! Grabitje e pastër e një bashkie të bërë pis

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i demokratëve, njëherazi edhe kandidat i PD-së për zgjedhjet lokale të 14 majit në Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi ka bërë një tjetër denoncim të lidhje me plehrat e këtij qyteti të cilat ndodhet ngado si natën dhe ditën.

Në postimin e tij në Facebook, Boçi thekson se ‘ndërkohë inceneratori helmues, brenda cilit duhet të bëhet seleksionimi, sipas Bashkisë është ende prej shumë muajsh në remont’.

Sipas Boçit, kjo është një grabitje e pastër e një bashkie të bërë pis.

Postimi i plotë:

‼️Plehrat e Elbasanit natën dhe ditën, në qendër dhe periferi.

Kudo sheh tym, pluhur, plehra.

Madje seleksionuesit nomade me karrocat e tyre epike, ndajnë plastikat e letrat brenda në kazanë për të siguruar mbijetesën.

Pamje trishtuese dhe shokuese!

Ndërkohë Inceneratori helmues, brenda cilit duhet të bëhet seleksionimi, sipas Bashkisë është ende prej shumë muajsh në remont.

Por kjo nuk e pengon bashkinë t’i marrë qytetarëve nga xhepat 25€ për ton dhe pse vetëm i grumbullon plehrat.

‼️‼️Grabitje e pastër në një Bashki të bërë pis!

Pa harruar 27 milion € që u rrëmbyen për vetë inceneratorin e që sot nuk funksionon.

Më 14 Maj kjo situatë merr fund!

Zjarr Tv Ad