“Plehrë”, tërbohet Rama pasi u spërkat me bojë. Spiropali i ofron farsoleta por…

0
3031
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një incident ka ndodhur sot në parlamentin shqiptar, ku deputeti Paloka ka spërkatur me bojë kryeministrin Rama, bojë të cilën e kishte në një shiringë.

Paloka është treguar mjaft i shpejtë, teksa është ngritur nga karrigia dhe ka mbërritur brenda pak sekondave pranë Ramës, duke i zbrazur shiringën me bojë në fytyrë.

Kamerat e Kuvendit kanë kapur këtë moment të sikletshëm për kryeminsitrin, i cili u njollos me bojë në fytyrë, pëllëmbë dhe këmishë.

Mimika e Ramës tregon acarimin e tij, ndërsa i drejtohet Palokës me fjalët “Plehrë”. Ndërsa Spiropali thotë “Qelbësirë”, po ashtu drejtuar deputetit demokrat.

Spiropali nxjerr disa letra të lagura, të cilat ia ofron kryeministrit duke ia lënë pranë, por kryeministri i tërbuar i bën me dorë shenjën që t’i largojë.

Zjarr Tv Ad