‘Plisat’, nga Prishtina nesër do jenë në Shkodër

0
233
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shqipëria nis nesër fushatën eliminatore për në Euro 2020, ku përballë do të ketë Turqinë në ndeshjen e parë. Kuqezinjtë duhet ta nisin mirë këtë turne, në mënyrë që të hedhin një hap të rëndësishëm drejt Europianit të ardhshëm që luhet vitin tjetër.  Mbështetja në ndeshjen e parë natyrisht që është më e nevojshme se për ndeshjet e tjera. Si duket, pavarësisht zhgënjimit në Ligën e Kombeve, Shqipëria do të ketë mbështetje edhe në Shkodër, dhe madje vijnë edhe tifozë nga Kosova.

Ashtu siç dihet, tifogrupi i Prishtinës, “Plisat”, kanë mbështetur gjithmonë kuqezinjtë dhe nesër do të jenë në Shkodër.Vetë tifogrupi nëpërmjet një postimi ka bërë me dije detaje nga udhëtimi për në Shkodër, ku ‘Plisat’ do të udhëtojnë të organizuar në mbështetje të Kombëtares kuqezi.

“PLISA, nisja jonë për Shkodër, për ndeshjen Shqipëri – Turqi bëhet nesër (e premte 22.03.2019) në ora 10:00 nga parkingu prapa stadiumit”, shkruhej në njoftimin e tifogrupit.

 

 

Zjarr Tv Ad