“Po bëhet konkurrencë mes shteteve për të hequr kufizimet”, eksperti ekonomisë, Topuzi: Për një sezon turistik sa më të mirë, qeveria duhet të…

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Eksperti Zak Topuzi ka dhënë një intervsitë për Fax News ku ka folur lidhur me pritshmëritë e turizmit në Shqipëri për këtë sezon që po afrohet.

Topuzi tha se qeveria duhet të merrte masa për të lehtësuar kalimin në kufi pa qenë nevoja që të bëheshin teste anti-covid për personat që kërkojnë të hyjnë në territorin tonë. Ai shtoi se vendet e tjera po bënin konkurrencë të fortë duke hequr kufizimet në mënyrë që të lehtësonin hyrjen e turistëve dhe të kishin kosto më të ulët në produkte të ndryshme.

Pyetje: A janë optimiste shifrat e publikuara nga INSTAT mbi turizmin?

Topuzi: Në fakt ka një lëvizje pozitive sepse sinjalet po vijnë nga të gjitha Europa. Pothuaj të gjithë vendet po konkurrojnë për të hequr kufizimet. Pritet që deri në 1 maj të gjithë vendet të kenë hequrkufizimet. Ka një konkurrencë të jashtëzakonshme në Ballkan. Njoftimet janë që Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia kanë hequr kufizimet dhe çdo lloj detyrimi për test.

E rëndësishme është që qeveria të marrë hapa graduale, të njoftojë më parë dhe të mos lërë gjërat për në momentin e fundit. Ne ende kërkojmë teste në kufi edhe për udhëtarët të cilët vendet e tyre i kanë hequr këto teste dhe kjo sigurisht është një kosto sepse jemi në një situatë të tillë që janë rritur të gjithë kostot e turizmit.

Pyetje: Sa do jetë kostoja ditore?

Topuzi: Kosot janë rritur, duke filluar nga energjia elektrike, gazi që është rritur trefish dhe produktet e tjera që kanë të bëjnë me gastronominë.

Zjarr Tv Ad