“Po bllokohemi pa arsye për shkak të një aksidenti. E kemi lakun në fyt nga kredia”- Pronarët e mjeteve lundruese në protestë para Policisë Kufitare në Vlorë

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pronarë dhe administratorë të mjeteve lundruese dhe detare kanë zhvilluar të shtunën protestë përpara policisë Kufitare në Vlorë. Ata protestojnë për bllokimin e mjeteve lundruese pikërisht në kulmin e sezonit turistik, njofton gazetari i SYRI TV. Sipas tyre mjetet dhe lundrimi po bllokohen pa arsye për shkak të një aksidenti. Ata thonë se i kanë të rregullta dokumentat, paguajnë taksa dhe sigurime shoqërore.

Siç tregojnë, dokumentet e tyre janë verifikuar, kanë dalë të rregullta dhe sërish nuk janë lejuar të lundrojnë.

Gjithashtu pronarët e mjeteve tregojnë se bllokimi i tyre në kulmin e sezonit turistik i penalizon këta të fundit pasi kanë taksa dhe fatura për të paguar dhe s’ia dalin dot t’i paguajnë, sepse “janë kredimarrës dhe e kanë lakun në fyt nëse nuk punojnë”.

Gjatë protestës, një efektiv i Policisë Kufitare i sqaroi drejtuesit e mjeteve lundruese  se pritet të vijnë përfaqësues të lartë të Policisë Kufitare në vendqëndrimin e porteve dhe do t’i lejojnë mjetet lundruese që pas kontrolleve të dokumentacionit, të dilnin në det. Por, ai u rikujtoi rregullat që duhet të ndiqnin dhe nuk duhet t’i shkelnin.

Burimi: Syri.net

Zjarr Tv Ad