“Po ça janë këto budallallëqe? Akoma me këto ju?”, Pampuri dhe Bardhi në një mendje: Nuk bën Basha marrëveshje të fshehtë me Ramën!

0
175
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti Flamur Noka bëri një akuzë të fortë dy ditë më parë në një studio televizive, ku tha se ka një marrëveshje të fshehtë mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, për reformën zgjedhore, me një sistem të ri që i jep partisë fituese të zgjedhjeve automatikisht 10 deputetë më shumë në Kuvend.

Por çfarë mendojnë kolegët e tij në radhët e Partisë Demokratike, për këtë akuzë të hedhur nga Noka? Të pyetur nga Fax News ata kanë dhënë qendrime të ndryshme. Bujar Leskaj ka thënë se nuk ka koment për këtë, ndërkohë që Salianji u shpreh se kjo nuk është hera e parë që Basha akuzohet për marrëveshje të fshehta.

Ndërkohë që Gazment Bardhi dhe Oriola Pampuri janë të së njëjtës mendje: Ato që thotë Noka janë budallallëqe!

“Akoma me këto ju, ça janë këto budallëqe?”, pyeti e çuditur Pampuri, e cila njihet si një nga deputetët më pro Bashës në grupin parlamentar të PD-së.

Zjarr Tv Ad