“Po ç’bën moj Bela, trazovaçja e vogël?”, Erion Veliaj korigjon me urgjencë “gabimin politik” (FOTOT)

0
871
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Erion Veliaj i ka hapur punë vetes, në mungesë të punës së bashkisë që drejton prej 9 vitesh, me një postim për një mace të rënë në pus. Në postimin e hedhur herët në mëngjes për macen e shpëtuar nga zjarrfikësit, pasi kishte rënë në një pus në oborrin e shtëpisë private te “Shkolla e Kuqe” në Tiranë.

Po ç’bën moj Bela! Falë kolegëve të zjarrfikëses, trazovaçja e vogël që kishte rënë në një pus 20 metra të thellë pranë “Shkollës së Kuqe” është tani e sigurt dhe në gjendje të mirë”, shkroi ai në orën 8.56.

Por siç tregon historiku i editimit të postimit është kujtuar se me këtë emër të koteles po bënte një gabim të rëndë politik, ndaj brenda 2 orëve e gjysmë ia ka hequr dy herë emrin.

Zjarr Tv Ad