Po dhjetë mijë lekë më jep/ Pezullohen dy mjekët në Fier që u kapën me zë dhe figurë duke marrë rryshfet…

0
105
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministria e Shëndetësisë i ka kërkuar spitalit të Fierit pezullimin nga puna të dy mjekëve, që kërkonin para për shërbimin ndaj pacientëve. Sipas MSH-së, mjeku psikiatër Agim Sulaj, dhe mjeku ORL, Eduart Shyti, aktualisht janë pezulluar nga detyra, pas transmetimit të pamjeve filmike nga emisioni STOP.

Të dy këta mjekë kërkonin para kundrejt shërbimit që duhet të jetë falas për qytetarët. Ky është rasti i dytë i denoncuar në spitalin e Fierit, ku vetëm disa ditë më parë një qytar u keqtrajtua nga dy prej mjekëve, pas pretendimeve që kishte në lidhje me shërbimin që po i bëhej babait të tij.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Pas pamjeve filmike të transmetuara në emisionin Stop në TV Klan, ku dy prej mjekëve në Spitalin e Fierit shfaqen duke u marrë ryshfet qytetarëve, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i ka kërkuar menjëherë Spitalit të Fierit pezullimin e tyre nga detyra ndërsa organeve kompetente hetimin e plotë të ngjarjes.

Mjeku psikiatër me inicialet A.S., dhe mjeku ORL, me inicialet E.Sh., aktualisht janë pezulluar nga detyra.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të denoncojnë çdo rast korruptiv, dhe sjelle jo korrekte pranë strukturave të shëndetësisë, duke i siguruar se çdo rast që njollos punën e qindra e mijëra bluzave të bardha, do të marrë ndëshkimin e merituar. Ministria e Shëndetësisë falenderon emisionin Stop në TV Klan për denoncimit e dy rasteve korruptive dhe inkurajon qytetarët të mos bëhen palë e veprimeve të tilla, por t’i denoncojnë në çdo rast.

 

 

Zjarr Tv Ad