Po drejtonte mbledhjen e Këshillit Bashkiak, shihni reagimin e Veliajt pasi mëson arrestimin e bashkëpunëtorëve

0
665
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Djeu arrestuan edhe dy drejtorë të tjerë të bashkisë së Tiranës, ndërsa disa zyrtarë të tjerë po ndiqen nën masa të tjera sigurie. Mariglen Qato dhe Redjan Molla përfunduan në pranga, ndërsa detyrim paraqitje janë lënë Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku, Nestor Muhamellari dhe Debora Keçi.

Arrestimet u publikuan dje pasdite, ndërsa ishte mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Në disa foto të kapura në minutën e 4-t të mbledhjes Veliaj lexon në celular lajmet e sapopublikuara në mediat online dhe prishet në fytyrë. Pastaj thërret një asistent, i thotë diçka në vesh dhe pasi qëndron pak, ia lë drejtimin e mbledhjes nënkryetarit Seferi.

Këta janë drejtorët e radhës të arrestuar nga SPAK në bashkinë e Tiranës, pas Taulant Tushës dhe një tjetri për aferën e inceneratorit, ndërsa opozita kërkon arrestimin e Veliajt, për të cilin, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj, deklaroi se është pronari faktik i inceneratorit inekzistent.

Linku i videos:

https://www.facebook.com/ErionVeliaj/videos/954445492922810

Zjarr Tv Ad