‘Po e lini procesin e Integrimit në dorë të Serbisë’, Tritan Shehu thirrje Ramës: Hiqni dorë nga Minishengeni, bëni një gjë të dobishme për shqiptarët

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vijojnë repikat në Kuvend mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit të PD-së Tritan Shehu. Ky i fundit pasi dëgjoi për minuta të tëra Ramën, i kërkoi që të bënte një gjest të mirë për vendin, duke hequr dorë nga Minishengeni. Shehu tha se Rama po e lë procesin e Integrimit në dorën e Serbisë, që dihet se ka afërsi më shumë me Moskën dhe me Kinën sesa me perëndimin.

Tritan Shehu:

Nuk mund të them se kam mbetur i zhgënjyer nga fjala juaj, pasi e kisha parashikuar, ju nuk thatë asgjë, u përpoqët me disa terma teknike dhe lojëra fjalësh. Ti bjemë drejt, duke ju dëgjuar ju duhet të shpjegoj se pse ajo që ju thoni nuk qëndron. Ideja e një jugosllavie të re me Shqipërinë brenda ka nisur që para një dekade.

Pikërisht gjatë përpjekjeve për të krijuar Jugosllavinë e re lindi ideja e shkëmbimit të territoreve. Prej këtij momenti presidenti i Serbisë kërkoi që të zbatonte teorinë, që njëra palë të mos humbë gjithçka, dhe tjetra të mos fitojë gjithçka. Ju sa herë që jeni pyetur për shkëmbimin e territoreve, keni thënë se Kosova do të bashkohet me Shqipërinë, kjo nxori në pah vetëm idenë për krijimin e Jugosllavisë së re.

Ju zoti kryeministër po i lini emigrimin tonë në dorë të Serbisë, siç bëtë edhe pas përzierjes së çështjeve të Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut, procesi i Integrimit në BE është individual, dhe çdo shtet duhet të mbajë përgjegjësitë.

Ju zoti kryeministër po e fusni integrimin tonë në dorë të Serbisë, Serbia e ka një këmbë e gjysmë në Moskë, dhe gjysmën tjetër e ka peng.

Gjërat nuk po shkojnë si duhet, unë ju kërkoj sot që të deklaroheni për fundin e kësaj loje me Ballkanin e Hapur, duke bërë një gjë të dobishme për shqiptarët.

Zjarr Tv Ad