Po ecte në lagje, trajneri Tite grabitet në rrugët e Brazilit

0
109
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Eliminimi i Brazilit nga Kupa e Botës ka rënduar shumë për brazilianët të cilët shiheshin si një ndër favoritët për të fituar trofeun. Ekipi i mbushur plot me yje nuk u menaxhua siç duhet nga trajneri Tite duke u eleminuar në çerekfinale nga Kroacia.

Tite dha dorëheqjen menjëherë nga stoli i Brazilit por si duket disa tifozë nuk u ka dalë inati akoma. Tekniku është bërë viktimë e një grabitjeje në rrugë teksa po ecte në lgjen e tij.

Sipas mediave vendase, trajneri është ndaluar nga një person i paidentifikuar dhe është sulmuar verbalisht me të shara dhe akuza për dështimin në Botëror. Më pas, atij i është vjedhur ora që mbante në dorë dhe varësja e tij.

Zjarr Tv Ad