‘Po fitova edhe një humbje, bëhem i teti në bronz’- IRIQI bisedon me Lul Basha

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Iriqi:- Të gjithë po e kërkojnë dorëheqjen tënde, pse heziton?

Basha:- Ka plot faktorë. Dorën që ha, e komandoj unë. Ndërsa dorën që firmos, e komandon Kimetja, Rama dhe kunati. Sa bëhen në një mendje p.sh Rama dhe Kimetja, fap del kundër kunati. Kur do kunati, klith Kimetja. Ndaj ngela si ai me shalë shqyer, një në barkë e një në breg.

Iriqi:- Po ti hidh një firmë kur ata flenë.

Basha:- Mos ma kujto gjumin, aman, se ja po më vjen tani.

Iriqi:- D.m.th je me sytë nga Rruga e Elbasanit?

Basha:- Jam me sytë nga e ardhmja. Për mua Iriq, do flitet ndér shekuj.

Iriqi:- Si kështu?

Basha:- Kam një plan përjetësie. Por më duhet dhe…

Iriqi:- Çfarë?

Basha:- Duhet ta fitoj patjetër dhe një humbje.

Iriqi:- E si fitohet humbja?

Basha:- Varet se sa paguan Rama. Po tha kunati lëshoje, unë e dhjes votën e demokratëve. Pra fitoj humbjen.

Iriqi:- Kështu i ke fituar shtatë copë?

Basha:- Po. Edhe një humbje më duhet e pastaj bëhem “I TETI NË BRONZ”. Do ngrihen buste për mua në çdo qytet. Do u tregohet fëmijëve se jam heroi i humbjeve dhe te pllaka do shkruhet: “Humbës Basha”. Në fakt do ndjehem pak keq në Korçë se atje…

Iriqi:- Çfarë ke me Korçën?

Basha:- Jam në hall me thënë të drejtën. Se atje te busti im do shkruajnë: “Humbameno Basha”. Po veç humbameno nuk kam qenë. I kam humbur zgjedhjet, por kam ecur mes fitoresh të mëdha. E s’jam i vetmi.

Iriqi:- Pse, kë ke shok?

Basha:- Kam shok Ramën dhe Tigrin p.sh. Që mos shtoj të tjerë. Ja Rama si unë ka humbur dinjitet, krenari, sinqeritet, sedër, cipë, konsekuencë. Sepse ka fituar pasuri, ka grabitur copa Shqipërie, ka varfëruar popullin deri sa ndjehen të lumtur edhe po ikën me këmbë nga atdheu. E sheh që jemi njësoj. Ata ëndërrojnë tërmete e pandemi, unë pasuri, pasuri, pasuri.

Iriqi:- Po nëse nuk fiton humbjen e tetë?

Basha:- S’ka problem. Do them që jam “I SHTATI NË BRONZ”. Dhe shtatë humbje, rekord quhet. As dje, as sot, as nesër nuk do gjendet dikush të më ngjajë. Unik, Iriq, unik./Syri

Zjarr Tv Ad