“Po flisnin në telefon kur papritur…”, detaje nga aksidenti tragjik i çiftit në Librazhd

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident i rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas.

Një automjet tip “Volkswagen” i drejtuar nga Arjan Yze, 55 vjeç dhe bashkëshortja e tij Majlinda Yze, 50-vjeçe, doli nga rruga dhe ra në ujërat e përroit të Lengajcës, të lumit Shkumbin.

Për pasojë kanë humbur jetën burrë e grua.

Aksidenti u pikas me vonesë dhe për çiftin e bashkëshortëve nuk ka pasur asnjë mundësi shpëtimi.

Në vendin e ngjarjes shkuan policia dhe reparti zjarrfikës, të cilët nxorën trupa e pajetë dhe automjetin.

Burrë e grua udhëtonin nga Tirana në drejtim të vendbanimit të tyre, Devollit.

Sipas të dhënave paraprake, Arjan dhe Majlinda Yze ishin duke komunikuar me familjarët e tyre, por papritur linja u shkëput, në orën 20:00 të së dielës, duke bërë që familjarët të kuptonin se diçka kishte shkuar keq.

Ndaj dhe familjarët kanë lajmëruar policinë dhe kanë kërkuar gjatë gjithë aksit Pishkash-Përrenjas.

Mjeti u gjet i rënë në përrua, por bashkëshortët fatkeqësisht kishin humbur jetën.

Një grup hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Dyshohet që shkak të jetë bërë përgjumja.

Zjarr Tv Ad