“Po fryjnë arkën e OSHEE”- Gazetarja flet për rritjen e çmimit për ata që shpenzojnë mbi 800 kwh: Nuk ka krizë! Ja si po abuzohet ndaj qytetarëve

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetarja e ekonomisë, Ola Xama ka komentuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike nga qeveria për ato familje që shpenzojnë mbi 800 kilovat. Sipas Xamës faktet janë se Shqipëria ka importuar 1/3 e nevojave për konsum të energjisë elektrike.

Gazetarja tha se s’kemi të bëjmë me një krizë energjetike, por me një abuzim pasi po fryhet arka e OSHEE-së e cila s’ka importuar energji.

Sipas Xamës, koston e krizës e ka mbajtur KESH ndërsa shtoi se ka marrë para nga buxheti i shtetit për të blerë energji elektrike.

“Koston e krizës e ka mbajtur KESH që shiti një vit më parë energji elektrike. Nga fitimet e një viti më parë ja lanë detyrë të përballonte krizën.

Po ashtu buxheti i shtetit, paratë e taksapaguesve janë dhënë suport për KESH që të blejë energji elektrike.

Çfarë barre krize ka mbajtur OSHEE kur nuk ka importuar asnjë megavat orë me çmimet e shtrenjta të energjisë. Po fryhet arka e OSHEE-së me rritjen e çmimit të energjisë.

Pse rritja e çmimit të energjisë duhet të fryjë arkën e OSHEE-së? KESH ja shet energjinë OSHEE-së me një çmim 2.4 lekë kilovat orë, OSHEE qytetarit me 9.5 lekë.

Sa lekë i duhen OSHEE të bëjë disa investime, tendera e magazina, i duhen kaq, dhe çmimi do rritet kaq.

Nuk është kriza, sepse po të ishte kriza atëherë duhet që çmimi të rritej për KESH-in, ndërkohë do rritet çmimi për konsumatorin.

Nëse i ka dhënë buxheti i shtetit paratë, s’kishte pse të rritje çmimi i energjisë elektrike.”-tha Xama në TV Syri.

© Panorama.al

Zjarr Tv Ad