Po i çonin në Shkodër/Arrestohen trafikantët me 10 refugjatë sirianë në makinë

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Korçës, Pogradecit dhe Devollit u kanë zënë pritë trafikantëve të refugjatëve në akset rrugore të zonës.

Tre persona janë arrestuar duke transportuar dhjetë refugjatë që kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në vendin tonë, të cilëve u kishin marrë 100-200 euro secilit me premtimin se do t’i dërgonin në BE.

?E. G., 42 vjeç, banues në Korçë, u kap në aksin rrugor Bilisht-Korçë, pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i fshatit Zëmblak” duke transportuar me mjetin tip “Benz” në drejtim të Tiranës, pesë emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt fitimit prej 100 euro. Ai iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Dy të tjerë, ? G.T, 21 vjeç dhe N.M, 19 vjeç, të dy banues në Shkodër,  u kapën në lagjen nr. 3, Pogradec, duke transportuar me  “Volksëagen”  drejt Shkodrës, pesë emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit 800 euro në total. Edhe ata iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.Dosjet e tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.

 

 

Zjarr Tv Ad