‘Po i jep oksigjen Edi Ramës’, Sekretari i FRPD: Lulzim Basha, jep dorëheqjen

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rigels Muçollari, Sekretari i Pergjithshëm i Forumit Rinor të Partisë Demokratike ka folur gjatë takimit të Berishës me të rinjtë demokratë të Tiranës.

Pa dashur të zgjatem shumë do të doja të ndalesha vetëm në veprimin e fundit të kryetarit në detyrë Basha, ndaj FRPD.

I konsiderojmë veprimet zotit Basha si veprime në kundërshtim me statutin me vlerat, me parimet dhe që fyen rëndë dinjitetin e Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Unë personalisht i konsideroj si një akt lufte ndaj FRPD, ndërkohë që këtë akt duhet ta shpallë ndaj Edi Ramës dhe jo ndaj nesh.

E konsideroj Lulzim Bashen si një kryetar që po tenton të uzurpojë institucionet brenda Partisë Demokratike. Po tenton të intimidoje njezit që të mos jenë pjesë e foltores, që të mos jenë më Parti Demokratike. Dua ti bëjë një thirrje edhe në emrin tuaj.

Zoti Basha, jepni fund marrëzisë, jep dorëheqjen një minutë e më parë. Çdo minutë e jotja i jep oksigjen korrupsionit, varfërisë, Edi Ramës. Zoti Basha jep dorëheqjen, ruaj një fije dinjitet për veten tuaj.

Zjarr Tv Ad