Po i pëlqente të hidhte valle në dasëm, polici vë në sedër edhe kolegët që të gënjejnë (3 në pranga)

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prania në një dasmë i ka kushtuar lirinë një efektivi të policisë dhe 2 kolegëve të tij në Policinë e Tiranës. Në dosjen e siguruar nga Fax News, thuhet se efektivi i policisë Durim Murja në një rast u ka kërkuar kolegëve të tij që të shkelin detyrën dhe të mos reagojnë për një dasmë që ai vetë ishte pjesëmarrës.

Ngjarja ka ndodhur në datën 14 Gusht, ku jashtë orarit të lejuar, rreth 00:40 është njoftuar salla operative dhe efektivi Jashar Shehu për të kryer një kontroll në lagjen Shkozë pasi tek “Kamberi” kishte dasëm me muzikë të lartë dhe shqetësonte banorët edhe pse jashtë orarit policor që parashikon mbyllje pas orës 23:00.

Efektivi i policisë, Arjan Balla shkon për kontroll në këtë lokal dhe vëren se dasma po zhvillohej ende, megjithatë njofton sallën se denoncimi i ardhur ishte i rremë. Por pas kësaj e njëjta situatë përsëritet sërish pas disa minutash denoncime të tjera kanë ardhur nga qytetarët lidhur me shqetësimin që u vinte nga muzika e lartë. Pavarësisht kësaj efektivët rreth orës 01:15 dhe 01:20 kanë njoftuar se denoncimi ishte i rremë.

Ndërkohë nga përgjimet rezulton se Durim Murja i cili ishte në përgjim ishte i pranishëm në këtë dasëm dhe gjatë një komunikimi me Arjan Ballën i ka kërkuar që të mos jua ndërpresë dasmën dhe të lejojë që muzika të vazhdojë dhe për disa minuta.

Balla shprehet i shqetësuar për ankesat dhe presionit që i vinte disa herë nga salla operative, pasi i kishte gënjyer tre herë duke thënë se denoncimi për muzikë kishte qenë i rremë. Nisur nga shkeljet e vazhdueshme në fjalë, prokuroria ka lëshoi urdhër arresti për efektivët e policisë: Murja -Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë. Jashar Shehu -Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë. Arjan Balla -Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.

Zjarr Tv Ad