Njëri nga banorët, banesa e të cilit është parashikuar të prishet për ti hapur rrugë procesit të rindërtimit në zonën e ‘5 Majit’ në Tiranë, është shprehur tepër i revoltuar kur është pyetur në lidhje me situatën.
Teksa shprehu zhgënjimin e tij për gjithë këtë që po ndodhte, ai tha se tanimë nuk ka më një shtëpi, në të cilën deri dje jetonte me nënën, gruan dhe vëllezërit, ndërsa sot do të flejë jashtë.
Madje ai shtoi se do të shkonte të flinte sot ose në Hënë, ose te shtëpia e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Gazetarja: Po shikoj kamionin që po transporton orenditë tuaja të shtëpisë. Ku do ti çojnë orendite.
Banori: Do ti çojnë në një vend, por se ku nuk di gjë. E di shefi i policisë.
Gazetarja: Ku do të qëndroni sot?
Banori: Jashtë, në Hënë. Unë kam pasur shtëpi. Ose te shtëpia e Erion Veliajt. Jam me vëlla, me grua, me nën.