Mediat e Vjollca Hoxhës, tashmë duket se e kanë bërë “zakon” të “kafshojnë” dorën që i ushqen.
Ka jo pak raste kur “Top Channel” apo dhe gazeta e falimentuar e Vjollca Hoxhës sulmojnë biznesmenë apo biznese të ndryshme. Dhe gjithçka dyshohet se nuk bëhet thjeshtë për moral apo për të treguar se po bëjnë investigime.
Disa kohë më parë u sulmua me një seri shkrimesh biznesmeni Nadir Çausholli i CFO Pharma, përplasja shkoi edhe deri në prokurori. Por, tani “duhen” shumë dhe Çausholli transmeton reklama në “Top Channel”.
Ndërsa tani duket se “preja” e radhës është një tjetër biznesmen, Petrit Maho është sulmuar nga gazeta “Shqip”.
Prej shumë vitesh, Maho është një nga sponsorët kryesorë të “Top Channel” dhe ekskluzivisht i emisionit “Fiks Fare”. Por, tani po sulmohet në mënyrë të turpshme nga Vjollca Hoxha.
“Pra, kjo e fundit po “kafshon” dorën që e ushqen.
Në fakt, ka një histori, e cila ndoshta ty të shkon shumë Zonja Hoxha.
Historia e “Bretkosës dhe akrepit”.
Thonë se nuk ke lexuar shumë. Nuk e dinë dhe sa shkollë ke, por kjo ka pak rëndësi.
Kjo histori do të bëjë mirë të kuptosh se çfarë është kjo që ke bërë ti sot, kjo që ke bërë ti dje. Ajo që ke bërë ti pardje. Çfarë janë të gjithë këto.
Mund të pyesësh Filipin. Ndoshta ta ka treguar dhe Blushi, por me sa duket nuk paske mësuar gjë. Po të kishe lexuar të paktën librat e Blushit diçka do të kishe mësuar.
Por, ne do ta tregojmë këtë histori.
Kjo histori të vlen më shumë se shakatë plot kripë të Filipit që ti ndoshta si kupton e qesh me vonesë.
Tregohet se një akrep dhe një bretkosë u takuan te bregu i një lumi. Akrepi i kërkoi bretkosës që ta kalojë mbi shpinë, te bregu tjetër i lumit, duke i thënë: “Mikeshë! Të lutem më kalo te bregu tjetër i lumit! Do ta di shumë për nder!”
Bretkosa ia ktheu me vendosmëri: “Çfarë?! Të të mbaj në shpinë dhe të shpie te bregu tjetër?! Ty të ka dalë nami anembanë për pickimet e tua, mashtrimet dhe helmin vdekjeprurës. E kush më garanton se nuk do më pickosh në mes të lumit dhe të më shpiesh në atë botë?!”
Akrepi i tha: “E si të pickoj ndërkohë që jam mbi shpinën tënde?! A nuk mendon se po të pickova ty, do të mbytem bashkë me ty?!”
Bretkosa e cila dyshonte në besueshmërinë e akrepit filloi të mendojë: “Jepja një shans, ku i dihet, ndoshta e mban fjalën këtë herë.”
Pastaj, duke iu drejtuar akrepit i tha: “Mirë! Më binde! Hip në shpinë se do të shpie te bregu tjetër!”
Hipi akrepi në shpinën e bretkosës dhe u nisën për rrugë, duke çarë rrjedhën e lumit. Në mes të lumit, akrepin filloi ta tundojë instinkti i pickimit, megjithatë ai filloi t’i mbushë mendjen vetes që të presë deri te bregu tjetër. E megjithatë, instinkti i pickimit vinte duke u ndezur më shumë dhe e nxiste të kalojë në sulm. Vjen një çast dhe ai nuk e përmban dot veten dhe e pickon bretkosën e gjorë. Për rrjedhojë, të dy filluan të mbyten.
Bretkosa, i thotë si me gjysmë zëri: “Çfarë bërë kështu?! Më helmove dhe po mbyt dhe veten!”
Akrepi ia ktheu: “Nuk e përmbajta dot instinktin tim, kështu që vendosa t’i shkoj pas dhe t’i bindem.” Dhe kështu, të dy u mbytën.
Ndoshta zonja Hoxha të është bërë zakon të “kafshosh” dorën që të ushqen. Ndoshta bizneset janë mësuar që ti i sulmon, i akuzon, që afroheni, siç është rasti i CFO Pharma që u sulmua, shkuat në prokurori dhe tani merrni reklama sërish. Po sulmoni zotin Maho. Nesër mund të pajtoheni sërish.
Por, biznesi nuk duhet aspak ta mbajë më “akrepin” në shpinë, sepse e kanë shkruar, e kanë thënë burra të mençur me mijëra vjet. Biznesi nuk mund të pranojë më të të mbajë ty mbi shpinë. Duhet të reagojnë në bllok kundër teje, sepse ti shkatërrove urën ku kaloje edhe vetë dhe kafshove dorën që të ushqen./CNA.al