“Po kalon në kufirin e psikozës”, Alizoti sulmon Bashën: Duhet të japë URGJENTISHT dorëheqjen! Edhe roja i PD-së merr më shumë vota se ai

0
106
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, pas rezultatit të zgjedhjeve të pjesshme vendore, ku PD doli forcë e tretë, ka kërkuar urgjentisht largimin e kryetarit të partisë Lulzim Basha.

Sipas Alizotit, Basha duhet të jape menjëherë dorëheqjen dhe brenda partisë duhet të aplikohen zgjedhje të reja për të zgjedhur kryetarin e ri.

“Unë jam i shokuar kur e dëgjova që ai tha unë nuk kam humbur asnjë garë. Po kalojmë në kufirin e çmendurisë,psikozës. PD me logo ka dalë e treta. Partia Demokratiek ka qenë parti e cila nga ana politike e rrezikonte maxhorancën, ndërsa sot me këtë rezultat Basha automatikisht duhet të dorëhiqet.

Nëse shikojmë opozitën, PD, shkon diku 30%. Ky është një lajm shumë i keq për ne si demokratë.

Nuk dua të bëhëm emocional, por unë nuk kuptoj përse Basha duhet të vazhdojë të rrijë më në parti. Ai duhet të ikë. Demokratët duhet të marrin fatet e tyre, ne po kalojmë në një marrëzi, kjo po shkon në çmenduri, në kulmin e çmendurisë.

Të përfundosh në Vorë që ke patur katër mandate të përfundosh në 600 e ca vota nuk ka sens.

Pas një viti do të kemi përsëri zgjedhje, çfarë nëse ne fitojmë vetmë 1 parti? Dueht të japë dorëheqjen. Berisha nuk e çon dot PD në fitore.  Ka urgjentisht manual që duhet të ndërtojmë nejrëz të rinj, duhet të PD të hyjë në votë dhe vota të zgjedhë kë të dojë.

More rezultatin e keq duhet të ikësh, je forcë e tretë. Ku më ra fati i keq që të isha deputet në këtë kohë, të shpjegoj gjëra të pa shpjegueshme. Ça kryetari? Unë dua që ai të ikë në shtëpi ta lerë këtë punë. Rojen e PD ta vendosësh në garë siguron më shumë vota se Basha. Kjo është marrëzi, nuk ke marrë asnjë votë për çfarë dueht të rrish?”, tha Alizoti.

Zjarr Tv Ad