Po kalonin në vijat e bardha/ Makina përplas nënën dhe fëmijën 3-muajsh, shoferi ia ‘mbath’ me vrap

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident ka ndodhur mesditëne  sotme te “rruga e Kavajës”, në afërsi të kompleksit Deliorgji, ku një makinë tip “GL”  ka përplasur një çift dhe fëmijën e tyre që ishte në karrocë.

Për pasojë mjeti ka humbur kontrollin dhe ka aksidentuar edhe disa persona të tjerë, të cilët shihen të shtrirë në mes të rrugës.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja, ndërkohë që bëhet me dije se nëna ka mbetur e plagosur më rëndë.

“Më datë 08.05.2022, në Rrugën e Kavajës, një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur shtetasit V. K., 43 vjeçe, A. K., 48 vjeç dhe fëmijën e tyre të mitur 3 muajsh, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Drejtues i mjetit ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendi ngjarjes. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Zjarr Tv Ad