‘Po kaq të marrë qenkan këta?’, flet avokati i “Alba exotic”: I kemi dërguar ”memo” ambasadores Kim, të shihen kamerat e sigurisë në portin e Durrësit dhe të pyeten…

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati mbrojtës i kompanisë ‘Alba Exotic’ Baftjar Rusi i ka dërguar një memo ambasadores amerikane në Tiranë, të cilës i kërkon ndihmë për shkak se sipas tij firma në fjalë, është duke u trajtuar në mënyrë të padrejtë nga Gjykata.

Teksa në kontenierët e bananeve që janë porositur nga kjo kompani, janë gjetur 6 herë sasi kokaine, Rusi shprehet se një grup kriminal fshihet ps trafikut, dhe kompania me pronar Eduard Dautin nuk është e përfshirë.

Ai kërkon në memon e drejtuar Kim, që të kryhen hetime të plota për kompaninë që ka në pronësi kontenierët ku transportohen dhe mbahen bananet, dhe të hapen kamerat e portit të Durrësit, për të parë nëse ka ndërhyrje të personave të tretë.

Duke folur për mediat, Rusi tha se ambasada e SHBA-ve ka mekanizmat që të angazhojë strukturat ligjzbatuese për thellimin e hetimeve.

“Ne sigurisht, duke pasur pëlqimin e plotë nga presidenti i kompanisë zoti Eduard Dauti, po drejtohemi dhe flasim publiisht në mënyrë të përmbledhur, i kemi dërguar një letër ambasadës amerikane, ku i kemi kërkuar që të rritet kontrolli në kontenierët që vijnë nga vendet e Amerikës Latine.

Unë po u bëj me dije se kontrollet janë shtuar pas kapjes së sasisë së parë, në datën 17 Korrik është kapur kontenieri i dytë, ka ndryshuar mekanizmi, nuk futen te pjesa e mallit, por te pjesa e jashtme e frigoriferit, që nuk janë në dorë të kompanisë sonë.

Përgjegjësinë për këtë duhet ta mbajë kompania që ka bërë transportin, duhet të ndërhyhet dhe të merren kamerat e sigurisë të shohin se kush ka ndërhyrë që të fusë drogën në kontenier. Kjo shoqëri kaq e marrë qenka, që edhe pse është në hetim, të vazhdojë të bëjë trafik droge? Çfarë logjike ka në këtë rast?

Përgjegjësinë për transportin detar nga nisja në mbërritje e ka shoqëria e transportit, nuk janë pronë e Alba Ekzotic. Pse nuk shkojnë që të kapin dhe të shohin kush kërkon që ta marrë drogën, krimi i organizuar ka kapur struktura, ndaj i jemi drejtuar ambasadës amerikane, që kryeson Reformën në Drejtësi, i kërkojmë ndihmë të drejtpërdrejtë.

Ka të gjitha mundësitë që të angazhojë të gjitha strukturat ligjzbatuese”, u shpreh Rusi për mediat.

Zjarr Tv Ad