Po konfliktohej me djalin, arrestohet 66-vjeçari, i sekuestrohet dhe arma pa leje

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Korçës ka parandaluar përshkallëzimin e konfliktit në një familje në fshatin Drenovë.Në pranga ka rënë kryefamiljari, P.Th 66-vjeç, i cili po konfliktohej me djalin e tij.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë, municione luftarake, si edhe pajisje shpërthyese.

Materialet në ngarkim të tij, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municioni.

Zjarr Tv Ad