“Po kthehet në një parti lokale”, deputeti i PD-së i jep goditjen e fortë Berishës: I ka ikur koha e vetë. ‘Dënon’ ashpër debatin Rama-Bardhi

0
126
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj e ka konsideruar të papranueshëm gjuhën e përdorur nga kryeministri Edi Rama ndaj opozitës në Kuvend. Në një intervistë, Gjekmarkaj tha se nuk i takon kreut të qeverisë që të bëjë diversion tek opozita.

Gjithashtu Gjekmarkaj komentoi edhe ndarjen në Partinë Demokratike, teksa u shpreh sërish se është jashtë dy grupimeve të Berishës dhe Alibeajt.

“Mua nuk më pëlqen gjuha që gjeta në Parlamentin e Shqipërisë. Unë kam mbajtur fjalimet e mia dhe jam përpjekur të mos fyejë njeri. Gjuha e kryeministrit ishte e papranueshme. Ajo që unë kapa, ishte diçka për çështje intimidimi të deputetëve të opozitës nga oligarkë. Nuk i takon një kryeministri të bëjë diversion tek opozita dhe të përdorë një gjuhë e tillë. Është kërkuar dhe herë të tjera përjashtimi i Ramës. Janë kërkesa të sinqerta. Opozita përpiqet të zbatojë rregulloren.

Një nga arsyet që unë preferoj të heshtë, mendimet e mira janë në kundërshtim me një pjesë të madhe. Nuk kam pendesë për qëndrimet e mbajtura. Nuk kam asgjë për të tërhequr prapsht. Ndarja e PD-së është një çështje egoizmi. Në të dyja rastet mbahet peng për interesa personale. Demokratët mund të kërkojnë probleme tek ne deputetët, por gishtin duhet ta drejtojnë tek Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Berisha solli Bashën. Nuk them se nuk është një lider i zoti Sali Berisha, por i ka ikur koha e vetë.

Është e dhimbshme që të shoh atë parti, të kthehet në një parti lokale. Në një parti ku përfaqësohet lokalizmi i Shqipërisë. Berisha tha që do ta hapë PD-në. Është shumë pak për të thënë që kjo parti është hapur. Qasja që ka pasur me pjesën tjetër. Unë e shoh veten jashtë dy grupeve”, u shpreh Gjekmarkaj.

Zjarr Tv Ad