Dritan Shakohoxha, kandidat për president të FSHF ka reaguar ashpër në lidhje me zgjedhjet që u mbajtën dje për kreun e Shoqatës së Futbollit në Tiranë. Shakohoxha tha se po provohet të trukohen zgjedhjet.
Deklarata e Shakohoxhës:
“Po provohet të trukohet rezultati i zgjedhjeve. Janë vendosur me 2 mars, por çdo Asamble Rajonale e bën gjithnjë e më të pavlefshme mbledhjen në 2 marsit se nuk do të ketë vlerë. Të gjithë klubet që po rrinë gjakftohta nuk e kuptojnë që FSHF po trukon rezultatet e zgjedhjeve, po kurdis me gjakftohtësi e mashtrim spektakolar.
FSHF ishte organizatore e Asamblesë së sotme, të Shoqatës së Tiranës që nuk ekziston. Mema që ishte kryetar ishte emëruar, gjithçka ka qenë false. Edhe ai thotë nuk edi se kush ma ka dhënë, se dokumentet janë në zyrat e FSHF, si të Shoqatave të çdo qyteti. Sot është bërë një mashtrim shumë i shëmtuar. Në këtë mbledhje befas janë zbuluar 15 njerëz që nuk kanë lidhje me këtë ambient. Për shembull ishte një shoqatë me një person Dario Mehmetllari, pronari i shoqatës nuk e njeh. Një personazh tjetër është Ajson Lala, nuk ka asnjë lidhje me futbollin, apo Albi Masha.
I kontrollon dhe i sheh që nuk kanë asnjë lidhje, kanë ardhur të bëjnë përmbysjen e rezultateve të zgjedhjeve, se në një shoqatë si e Tiranës, unë kam marrë listë në gjykatë. FSHF nuk ta jep zyrtarisht, unë e kam marr në gjykatë. Ne kemi javë e ditë, si në Durrës e Elbasan, në Tiranë kërkojmë emrat e delegatëve dhe nuk ekzistojnë. Do bëhen zgjedhjet në Fier, Gjirokastër e Korçë, nuk ekziston, federata sheh sa ke ti, dhe pastaj shpik sa delegatë ka ajo. Federata bën aq delegatë sa i duhen. Sot është hera e parë që shihni listën, shihni si i kemi marrë, janë fotografuar në momente.
Kështu zgjedhje janë padyshim janë të trukuara, nuk e kuptoj motivin pse gjithë ky pasion i çmendur për të trukuar këtë rezultat, pse kanë kaq frikë nga vota e Fair Play, nuk e di pse. Sot ishte kulmi, kanë bllokuar kandidatin në Durrës me letra false, duke i provokuar anëtarët e Shoqatës. Në Fier nuk e pranuan, në Elbasan morën firmat për kandidimin e tij dhe pastaj shpallën zgjedhje, kudo kanë bërë trukime të pafundme. Është zero transparencë, është ambient i mbyllur, kush voton në Fier? Kush është në Gjirokastër, në Korçë, nuk e di askush”, tha Shakohoxha tha ‘Sport News’.