Po kush fitoi në Kosovë? – Humbësi dihet, Vetëvendosja! Fituesi fatkeqësisht është …

0
83
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kush fitoi në Kosovë?! –  Me këtë shqetësim dhe me kafe në dorë ka trokitur Dori Daka sot në studion e SyriNet në Kosovë, për të mësuar rezultatet e zgjedhjeve lokale. E priti Albionë Zhitia, i cila ia dha përgjigjen fare “shqeto”: “Një gjë që mund të them, humbësi dihet: është Vetëvendosja e për fitues fatkeqësisht kemi “Listën Serbe”!

“Zgjedhjet e djeshme lokale në Kosovës e kanë konsoliduar mënyrën e zhvillimit të zgjedhjeve, – tha drejtuesja e emisionit, Dori, Albionës. –  Ishin shumë civile, të qeta dhe duket se rezultati ka dalë shumë shpejt dhe siç duket konfiguracioni politik është i qartë. Kemi LVV e cila ka çuditur nuk është në rezultatet e 14 Shkurtit; kemi PDK që me liderët e saj historikë në burg sërish ia ka dalë të marrë disa komuna apo jo Flavio?!” “Po, Dori, kemi Listën Serbe ama që ka fituar në nëntë nga dhjetë komunat ku ka kandiduar. Kemi LDK që më pas që tregoi se edhe pse ishte në terma minimalë në zgjedhjet e përgjithshme ia ka dalë të riorganizohet dhe të dalë sërish në sipërfaqe. Ndërkohë AAK ka mbajtur pushin në zonat e veta të influencës.”

Por kolegia e SyriNet Kosova, Albionë Zhitia, ia ka shpjeguar edhe më hollësisht rezultatin paraprak të zgjedhjeve lokale në Kosovë. “Në 24-orët e fundit, Kosova përmbylli një tjetër proces zgjedhor që është i dyti për këtë vit, por jo i fundit, – tha ajo, –  pasi 21 nga 38 komuna që ka Kosova do të shkojnë sërish në balotazh. Sërish do të kemi zgjedhje dhe qytetarët do t’ju drejtohen kutive të votimit.”

Dori: Megjithatë një fund të një procesi zgjedhor,edhe pse do të ketë një raund të dytë, pyetja normale që bëhet është: Kush fitoi?

Albionë Zhitia: Një gjë që mund të them është se humbësi dihet: është Vetëvendosja, e cila nuk ka arritur të mbajë as komunat që drejtonte. Ka arritur vetëm të shkojë në balotazh. Për fitues fatkeqësisht kemi Listën Serbe, e cila ka fituar nëntë komuna nga dhjetë që janë të garantuara për pakicat serbe. Pastaj vjen Partia Demokratike e Kosovës e cila ka fituar dhe ka mbajtur disa komuna dhe njëra nga ato është ajo e Mitrovicës; ka fituar një betejë përballë vetëvendosjes me kandidatin e saj Bedri Hamzën. Kemi dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës që edhe njëherë ka treguar se pavarësisht s4 mund të ketë rënie në zgjedhjet nacionale siç ishin të 14 Shkurtit, di të rikthehet dhe di të ringjallet dhe e ka rimarrë elektoralin e saj. – Më mirë dëgjojeni vetë vazhdimin në “Kafe Shqeto”./ar.sh/SYRI.NET

Zjarr Tv Ad