“Po më presin për të festuar”, ministrja Edona Bilali në Kongres, socialistët e Shkodrës festojnë në lokal

0
257
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali ka marrë pjesë sot në punimet e Kongresit të PS. Ajo u shpreh optmiste se kjo forcë politike do të vazhdojë të tregojë se është në anën e qytetarëve.

Në fund të fjalës së saj, Bilali tha se socialistët e Shkodrës nuk ndodheshin në sallë, pasi po festonin në një lokal, teksa prisnin që t’u bashkohej edhe deputetja e zonës.

Bilali: Sot edhe një 30-vjecari i duhet hapur rruga. Siç e shikoni pjesa e Shkodrës është bosh, sepse ne kemi një vecanti, ne festojmë çdo rast. Më kanë ardhur mesazhe të shumta. Partia ka shkuar në një lokal dhe po më presin për të festuar.

Votimin e bëmë dhe Kongresin e kryem dhe tani festojmë. Punë të mbarë të gjithëve, të hënën na pret puna.

Zjarr Tv Ad