“Po më prishët shtëpinë, do ju prish tuajën”/ Banorët e ish-Kombinatit në protestë: Rama t’i vërë gishtin kokës, nuk e lëmë me kaq

0
110
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Banorët e ish-zonës së Kombinatit, kanë protestuar në lidhje me vendimin që u është bërë me dije ditët e fundit me anë të një shkrese ku thuhet se banesat e tyre do të shembeshin me qëllim për të ndërytuar banesa sociale për të prekurit nga tërmeti.

Qytetarët u shprehën për Fax News se kjo ishte dicka e kundraligjshme dhe se vendimi u është bërë me dije në momentin e fundit. Ata kanë theksuar se nuk do të hiqnin dorë nga banesat e tyre duke u shprehur gjithashtu edhe me paralajmërime ndaj personave që do të tentonin të prishnin objektet e tyre.

Një zonë e rrugës “5 maj”, është projektuar për t’u shembur në funskion të rindërtimit, por banorët shprehen se shtëpitë e tyre nuk kishin pësuar dëmtime gjatë tërmetit dhe shtojnë se i kanë të legalizuara pasi i kanë ndërtuar me shumë mund prej 20 vitesh.

Banorët:

Po më preke këto, shtet a zot a kushdo qoftë nuk i kam marrëdhëniet mirë me ta. Rama, Veliaj t’i vënë gishtin kokës. Nëse dikush vjen e më shkatërron pronën nuk mendoj më se cfarë humbas por cfarë do shkatërroj.

Ai është edhe frikacak në rradhë të parë. Se po të kishte qenë ashtu do kishin dalë një 10 mijë veta që i bëjnë gropën. Por ai është frikacak dhe i nxjerr vecmas muaj për muaj për banesa të ndryshme. Ka edhe njerëz të pashkollë që i mashtron. Ata nuk e dinë se po firmosin një akt dhurimi.

Po më prishët shtëpinë, do u prish shtëpinë. Do bëj më të keqen e mundshme. Jo me afgan po do u zhdukë farë. E di si e quan këtë? Shesh ndërtimi! Ndërsa këtu është vend i mbushur plot me shtëpi.

Ai që vjen të prishë shtëpitë, qoftë Edi Rama apo Erion Veliaj, të gjithë nëse kanë fëmije e mbesa, ta mendojnë mirë se nuk e lë me kaq.

Zjarr Tv Ad