Deputeti i PD, Gazment Bardhi, ka reaguar pas akuzave të bëra nga kryetari i Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi kundrejt tij.
Bardhi i është përgjigjur Kokeshit, i cili akuzoi deputetin se po e shantazhon, pasi po i verifikohet prona e një resorti në Divjakë, ku sipas tij është strehë për të.
Në reagimin e tij në Twitter, Bardhi, shkruan se teksa lexoi akuzat e bërda ndaj tij i’u kujtua Valdrin Pjetri dhe Agim Kajmaku, pasi sipas tij është përdorur e njëjta gjuhë dhe argument.
Deputeti shton se dekriminalizimit është prioritet dhe grupi parlamentar i PD ka qenë dhe do mbetet i vendosur për të pastruar politikën nga personat me rekorde kriminale.
“Lexova një reagim të një trafikanti qëniesh njerëzore të denoncuar nga vetë PS dhe mu kujtua Valdrin Pjetri dhe Agim Kajmaku në akuzat ndaj meje. Ishte e njëjta gjuhë dhe të njëjtat argumente.
Zbatimi i ligjit të dekriminalizimit është prioritet dhe grupi parlamentar i PD ka qenë dhe do mbetet i vendosur për të pastruar politikën nga personat me rekorde kriminale. Trafikantët dhe të korruptuarit duhet të jenë në burg dhe jo në krye të institucioneve”, shkruan Bardhi.