“Po na kriminalizojnë”/ Ervin Karamuço i bashkohet nismës së rëndësishme, reagon historiania Elena Kocaqi dhe ngre alarmin: Po luajnë mendsh rininë!

0
1567
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço bën të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale se mbështet nismën e kriminologut Fabian Zhilla për çliruar audiencën televizive, radiofonike dhe të rrjeteve sociale nga modelet dhe formatet që po na kriminalizojnë dhe denatyrojnë vlerat e shoqërinë tonë.

“Mbështes maksimalisht nismën e mikut tim kriminolog Fabian Zhilla për të çliruar audiencën televizive, radiofonike dhe të rrjeteve sociale nga modelet dhe formatet që po na kriminalizojnë dhe denatyrojnë vlerat e shoqërinë tonë.”, shkruan Ervin Karamuço.

Zhilla po organizon një peticioni kundër emisioneve toksike, të cilin e ka titulluar ‘S’KA MA TURP’.

Në këtë postim të Ervin Karamuços ka komentuar edhe historiania Elena Kocaqi, e cila shkruan: Plotesisht dakord sepse ne asnje vend nuk ndodh qe per klikime ti besh reklame njerzve qe merren me krim e prostitucion. Po luajne mendesh rinine me reklamimin e nje jete te lehte qe vjen vetem nga keto dy rruge. Mire tik toku se ka nxjerr llumin sheshit, por jo media zyrtare./sot.com

Zjarr Tv Ad