“Po na soset durimi” Erdogan kërcënon Greqinë: Turqia do të marrë gjithçka që i takon në Mesdhe, në Egje dhe ne Detin e Zi

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një fjalim të fortë Presidenti turk Erdogan paralajmëroi Greqinë, se Turqia do të marrë gjithcka i takon në Mesdhe në Egje dhe në Detin e Zi.

“Dëshirojmë që të gjithë të shohin se Turqia tashmë nuk është një vend që do t’i testohet durimi, vendosmëria, mundësitë dhe guximi. Ashtu sikurse nuk synojmë territorin, sovranitetin dhe interesat e askujt, ne nuk do të tolerojmë kurrë (të shkelin) ato që na takojnë neve.

Ata që nuk janë të denjë as për trashëgiminë e Bizantit dhe kryejnë padrejtësi duke marrë pas tyre evropianët, është e qartë se nuk kanë marrë mësime nga historia.

I ftojmë bashkëbiseduesit tanë që të rregullojnë veten dhe të qëndrojnë larg gabimeve që do të shkaktojnë shkatërrimin e tyre.” u shpreh Erdogan, raporton agjencia e lajme Anodolu.

Zjarr Tv Ad