Po ndërhyjnë ndërkombëtarët në zgjedhje? Berisha i bindur: Asgjë nuk e pengon fitoren e Shtëpisë së Lirisë

0
96
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte ditën e sotme në Shkodërm ku prezantoi kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë” për zgjedhjet e 6 Marsit, Bardh Spahian.

Në përfundim të takimit me demokratët e Shkodrës ai u pyet nga gazetarët nëse ndërkombëtarët po ndërhynin në zgjedhje, teksa u shpreh i bindur se fitoren e “Shtëpisë së Lirisë” nuk mund ta pengojë asnjë.

“Asgjë nuk mund të pengojë “Shtëpinë e Lirisë” pa arritur fitoren e merituar. Kjo Parti Demokratike sot është në këmbë, është opozitë e vërtetë, është ajo që prisnin me padurim shqiptarët”, tha Berisha.

Ai dha një mesazh edhe për demokratët që mbështesin Lulzim Bashën, për të cilët tha se duhet të mendohen mirë se kë përfaqësojnë.

“Ata që janë brenda asaj selie duhet të largohen sa më parë nga shpifa, maska e pluralizimit Lul Brava dhe të rikthehen në partinë e votës së lirë. Ky është mesazhi im për çdo demokrat kudo që ndodhet. Të përfaqësosh Lul Bravën njeriu që në 30 vite ka krijuar standardin më të paimagjinueshëm të qëndrimit ndaj vetes, një peng i vërtetë, besoj se duhet të pyesësh mirë veten se kë përfaqëson”, u shpreh ish-kryeministri.

Zjarr Tv Ad