Po ndërtonin në mënyrë të paligjshme, policia procedon penalisht 13 persona në Dibër

0
99
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia ka proceduar penalisht 13 persona në Dibër, për ndërtime të paligjshme. Sipas njoftimit të policisë, pas kontrollit të territorit janë konstatuar 13 persona duke ndërtuar objekte, pa lejen e organeve përkatëse.

Njoftimi i plotë i policisë:

Dibër

Strukturat e Policisë së Dibrës, plan masash për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Goditen nga Policia, 13 raste të ndërtimeve të paligjshme, procedohen penalisht 13 shtetas.

Strukturat e DVP Dibër, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit , përgjatë javës kanë evidentuar dhe goditur 13 raste dhe si rezultat janë proceduar penalisht shtetasit:

N.D., V. T., F. S., F. P., S. K., V. S., H. K., L. Q., K. N., Y. F., S. L., E. E., O. B., të gjithë banues në Dibër, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar objekte, pa lejen e organeve përkatëse.

Policia e Dibrës do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

Zjarr Tv Ad